Dua Lipa kuratore e London Literature Festival 2026, sjell në skenë emra të njohur të letërsisë
Po afrohet edicioni i vitit 2026 i London Literature Festival, i cili do të mbahet në Southbank Centre në Londër nga 20 tetori deri më 1 nëntor dhe do të kurohet nga Dua Lipa dhe Service95 Book Club. Festivali do të sjellë në të njëjtën skenë fitues të çmimit Pulitzer, një laureate të Nobelit, shkrimtarë, poetë dhe emra të njohur të muzikës e letërsisë, duke ofruar një program që ndërthur letërsinë me diskutimet mbi shoqërinë dhe përvojat njerëzore. Në kuadër të festivalit, shkrimtarja Zadie Smith do të bisedojë me Dua Lipën për romanin e saj debutues të vitit 2000, “White Teeth”, vepër që e vendosi atë në qendër të skenës letrare britanike. Një tjetër diskutim do t’i kushtohet maskulinitetit, intimitetit dhe cenueshmërisë, përmes bisedës “Rewriting...
Burimi:
kultplus.com