Dua Lipa interviston Ai Weiwei në Porto

Dua Lipa interviston Ai Weiwei në Porto

Këngëtarja Dua Lipa ka zhvilluar në Porto një intervistë me artistin dhe aktivistin e njohur kinez Ai Weiwei, në kuadër të një projekti të veçantë që lidhet me librin e tij “On Censorship”. Dua bëri të ditur se intervista u zhvillua në bibliotekën e përhershme MANIFESTO, në partneritet me librarinë e njohur portugeze Livraria Lello. Ajo e cilësoi këtë si një nder të veçantë dhe tha se ndihej me fat që u bë pjesë e historisë së kësaj biblioteke. Biseda mes tyre u përqendrua te censura, liria dhe fuqia e shprehjes, ndërsa Dua bëri të ditur se intervista e plotë do të publikohet së shpejti./KultPlus.com