Dua Lipa arrin 1 miliard dëgjime në Spotify me “Training Season”

Dua Lipa arrin 1 miliard dëgjime në Spotify me “Training Season”

27 September, 2026 - 13:30 Dua Lipa ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierën e saj muzikore, pasi kënga “Training Season” ka kaluar zyrtarisht shifrën e 1 miliard dëgjimeve në Spotify. Kënga, e publikuar në vitin 2024 si pjesë e albumit “Radical Optimism”, është bërë tashmë kënga e 15-të e artistes shqiptaro-britanike që arrin këtë shifër në platformën globale të transmetimit muzikor. Edhe dy vite pas publikimit, “Training Season” vazhdon të ketë një prani të fortë në platformat muzikore, duke iu shtuar listës së hiteve të Dua Lipës që kanë kaluar kufirin e 1 miliard dëgjimeve. Këngëtarja ka reaguar edhe në rrjetet sociale ndaj këtij momenti. Ajo shpërndau në Instagram një postim të fansave që festonte suksesin e këngës, duke mirëpritur me entuziazëm...