Dronët rusë i afrohen avionit të Zelenskyt në Moldavi, presidenti ukrainas: Mendoj se e dinin që isha atje…!
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia dërgoi qëllimisht dronë në hapësirën ajrore të Moldavisë, ndërsa avioni i tij presidencial ndodhej në vend. Në një intervistë për CBS News, Zelensky tha se një incident i tillë ndodhi më 8 shtator, ndërsa ai po largohej nga Moldavia drejt Norvegjisë. Sipas tij, droni kaloi pranë avionit presidencial. Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre kishte deklaruar më herët se avioni i Zelenskyt “pothuajse u godit” nga një dron. Zelensky tha se një incident i ngjashëm ndodhi edhe gjatë kthimit të tij në Ukrainë përmes Kishinauit, kur një ose dy dronë hynë sërish në hapësirën ajrore moldave. “Mendoj se e dinin”, tha presidenti ukrainas, duke lënë të hapur mundësinë që aktiviteti rus të kishte lidhje me praninë e tij...
Burimi:
javanews.al