No Image Available

DRONËT GODASIN PRANË BULLGARISË/ ANIJA FUNDOSET, EKUIPAZHI ZHDUKET – KUSH SULMOI?

Një anije e fundosur, një ekuipazh ende i pagjetur dhe një tjetër anije tregtare e goditur nga dronë vetëm dhjetëra milje nga brigjet e Bullgarisë. Deti i Zi është përballur me një nga incidentet më serioze detare të muajve të fundit, ndërsa ngjarja ka ngritur një pyetje që shkon përtej fatit të dy anijeve: a po zgjerohet lufta në një zonë gjithnjë e më të rrezikshme për trafikun civil dhe vendet e NATO-s? Dy anije tregtare janë goditur nga dronë ajrorë dhe detarë në zonën ekskluzive ekonomike të Bullgarisë. Anija “ALFA WATAN”, me flamur të Togos, pësoi dëmtime të rënda dhe u fundos. Autoritetet bullgare nisën operacionin e kërkim-shpëtimit, ndërsa fati i ekuipazhit mbetet ende i paqartë. Anija e dytë, “ABLE”, me flamur të Palau-s,...