Droguan dhe përdhunuan dhjetëra gra, tre vëllezërit Alexander dënohen me nga 30 vjet burg

Droguan dhe përdhunuan dhjetëra gra, tre vëllezërit Alexander dënohen me nga 30 vjet burg

Tre vëllezërit Alexander, mes tyre dy manjatë të pasurive të paluajtshme, janë dënuar me nga 30 vjet burg secili në SHBA, për drogimin dhe përdhunimin e dhjetëra grave gjatë disa dekadave. Tal Alexander, 40 vjeç, dhe binjakët Oren e Alon Alexander, 39 vjeç, u shpallën fajtorë në mars për përdorimin e pasurisë dhe statusit të tyre shoqëror për të joshur gratë në festa dhe banesa luksoze, ku më pas i sulmonin seksualisht. “Sjellja juaj ishte monstruoze”, deklaroi gjykatësja Valerie Caproni gjatë seancës së dënimit në Nju Jork. “Krimet tuaja shkaktuan kaos në jetën e tyre.” Të martën në mëngjes, 12 viktima dëshmuan në gjykatë për traumën psikologjike që kishin përjetuar dhe për dëshirën që përgjegjësit të mbanin mbi vete turpin që ato kishin ndier. Mes...