Drogë nga Kolumbia mes trëndafilave! Hita zbulon detaje nga aksion në Athinë: Mes shqiptarëve të arrestuar, një i kërkuar për vrasje

Drogë nga Kolumbia mes trëndafilave! Hita zbulon detaje nga aksion në Athinë: Mes shqiptarëve të arrestuar, një i kërkuar për vrasje

Skënder Hita TIRANË-100 kilogramë drogë që vinte nga Kolumbia e fshehur në trëndafila, u sekuestrua në një operacion të zhvilluar më 9 shtator në aeroportin ndërkombëtar “Eleftherios Venizelos” në Athinë. Në kuadër të aksionit nga Policia greke dhe DEA u arrestuan 7 persona, mes të cilëve 6 shqiptarë. Lidhur me operacionin drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në konferencën e sotme, të mbajtur për sigurinë në shkolla në prag të nisjes së vitit të ri arsimor, ka konfirmuar edhe arrestimin në Greqi të një shqiptari të dënuar për vrasje. Hita nuk bëri publik emrin për shkak të hetimit, por tha se personi është i dënuar në Shqipëri për vrasje dhe është me rrezikshmëri të lartë. Kryepolici theksoi se autoritetet shqiptare nga ana e...