“Drita e Heshtjes” e Blerta Syla Surroit hapet më 7 tetor në Galerinë Qahili

“Drita e Heshtjes” e Blerta Syla Surroit hapet më 7 tetor në Galerinë Qahili

Galeria Qahili do të hapë më 7 tetor ekspozitën “Drita e Heshtjes” të artistes Blerta Syla Surroi, një ekspozitë që e vendos fotografinë në hapësirën mes kujtesës, përditshmërisë dhe heshtjes. E kuruar nga Elton Koritari, ekspozita do të hapet në orën 19:00 në ambientet e Galerisë Qahili dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 1 nëntor 2026. Sipas përshkrimit të publikuar nga galeria, “Drita e Heshtjes” ndërtohet si një hapësirë intime, ku fotografia shfaqet si gjurmë e kohës dhe si pasqyrim i një bote personale. Në këtë ndërthurje mes asaj që ruhet në kujtesë, përditshmërisë dhe heshtjes, imazhi merr një rol përtej dokumentimit, duke u bërë një mënyrë për të prekur përvojën personale dhe kalimin e kohës. Ekspozita realizohet në bashkëpunim me...