“Dridhet” Gjermania: Arrestohet ish-shefi i shërbimit sekret, dyshohet për spiunazh dhe tradhti
August Hanning GJERMANI- Ish-shefi i Shërbimit Federal të Inteligjencës së Gjermanisë (BND), August Hanning, u arrestua të martën, më 6 tetor, nën dyshimin për spiunazh, i akuzuar për përpjekje për t'u kaluar informacione të ndjeshme shërbimeve të inteligjencës jashtë vendit. August Hanning, i cili drejtoi Shërbimin Federal të Inteligjencës të Gjermanisë midis viteve 1998 dhe 2005, dyshohet për akuza që përfshijnë "tentativë tradhtie" dhe "spiunazh", sipas një deklarate nga prokurorët federalë. Sipas mediave të huaja, ai u arrestua nga policia gjermane në shtëpinë e tij në qarkun Steinfurt, pranë kufirit me Holandën, të martën në mëngjes, me urdhër të prokurorit federal gjerman. Një zyrtar i lartë në detyrë i BND-së, i quajtur nga policia si “Manfred D”, u mor gjithashtu në paraburgim nga shtëpia e tij...
Burimi:
zeri.ai