Drejtori ndryshoi, por zakoni qëndroi! Ku ngeli konkursi për drejtorët e departamenteve në Policinë e Shtetit?
Policia e Shtetit ndodhet përballë një paradoksi që bëhet edhe më i vështirë për t’u shpjeguar në një periudhë kur rendi dhe siguria kërkojnë institucione të konsoliduara dhe një zinxhir të qartë drejtimi, të zgjedhur në mënyrë ligjore mbi bazën e meritës. Konkursi për drejtorët e departamenteve është anuluar dy herë, ndërsa një pjesë e strukturave drejtuese vijojnë të funksionojnë me zyrtarë të komanduar, duke cenuar shumë rëndë besueshmërinë dhe meritokracinë. Dhe pyetja është fare e thjeshtë: ku ngeli konkursi? Procesi i konkursit është hapur dhe ndërprerë dy herë. Herën e parë, kur në krye të Policisë së Shtetit ishte Ilir Proda, anulimi u argumentua me ndryshimet strukturore që po përgatiteshin. Një shpjegim që, të paktën në atë moment, mund të kishte një logjikë institucionale....
Burimi:
syri.net