Drejtori i UKT-së u dhunua në mes të Elbasanit, Policia: S’ka denoncim, e pamë në media
luan tabaku ELBASAN- Drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku, dyshohet se është dhunuar disa ditë më parë në qendër të qytetit, rreth orës 10:45 të mëngjesit të së dielës, më 6 shtator. Por, ngjarja është raportuar këtë të enjte, 4 ditë pas ngjarjes, pasi Tabaku nuk ka bërë kallëzim në Polici. Sipas burimeve, pranë Policisë së Elbasanit, Tabaku nuk bërë asnjë kallëzim për ngjarjen e raportuar sot. Madje, pretendojnë se për rastin jan informuar pas publikimit të media. “Në lidhje me informacionin e dhunimit te Drejtorit te Ujësjellësit në Elbasan Luan Tabaku zyrtarisht bëhet me dije se në DVP Elbasan nuk ka asnjë denoncim mbi rastin në fjalë dhe as referim nga ana e Prokurorisë. Kemi informacion për çfarë ka dalë në media dhe po...
Burimi:
zeri.ai