Drejtori i AMP-së takohet me Zampollin, të Dërguarin e Trump! Në fokus lufta ndaj fentanilit dhe kundër trafikut të drogës

Drejtori i AMP-së takohet me Zampollin, të Dërguarin e Trump! Në fokus lufta ndaj fentanilit dhe kundër trafikut të drogës

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Klevis Qose ka pritur sot në një takim dypalësh të Dërguarin Special të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Partneritetin Global, Ambasadorin Paolo Zampolli. Gjatë takimit u diskutua mbi çështje me rëndësi dhe interes të përbashkët, duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe kontributin dhe ekspertizën e partnerëve amerikanë në fushën e inteligjencës dhe sigurisë. “I dërguari i posaçëm përcolli qëndrimin e Presidentit Donald Trump, i cili që prej vitit 2017 e ka cilësuar fentanilin si një nga drogat më të rrezikshme dhe një kërcënim serioz për jetën e njerëzve, për shkak të pasojave të rënda dhe vdekjeve në masë që shkakton. Në këtë drejtim, theksuam rëndësinë e parandalimit,...