“Drejtësia” refuzoi tryezën për pagat, përgjigjet Qeveria: Mirëkuptojmë kërkesën, nesër nisim punën për ligjin e ri
Pas refuzimit të institucioneve të drejtësisë për të marrë pjesë në tryezën e thirrur nga kryeministri Edi Rama për diskutimin e pagave të magjistratëve, Kryeministria ka kthyer përgjigje zyrtare, duke shprehur gatishmërinë për vijimin e dialogut. Gjykata e Lartë, GJKKO dhe shoqatat e gjyqtarëve kanë argumentuar se duhet pritur më parë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, pasi ligji i ri për pagat është kundërshtuar në këtë gjykatë. Në përgjigjen e firmosur nga Sekretarja e Përgjithshme e Kryeministrisë, Elsonida Rama, thuhet se kërkesa për shtyrjen e takimit mirëkuptohet, ndërsa theksohet se dialogu ndërinstitucional mbetet i rëndësishëm. “Mirëkuptojmë këtë kërkesë, ndonëse vlerësojmë se dialogu dhe bashkëpunimi ndërinstitucional ndërmjet aktorëve të ndryshëm të sistemit të drejtësisë mbetet i rëndësishëm dhe, në parim, i pavarur nga procese të tjera që...
Burimi:
javanews.al