“Drejtësia po godet rendin kushtetues”- Çupi: Gjyqësori në Shqipëri është mësuar me para në xhep, nuk po i shërben qytetarëve!

“Drejtësia po godet rendin kushtetues”- Çupi: Gjyqësori në Shqipëri është mësuar me para në xhep, nuk po i shërben qytetarëve!

Vijon lufta gjykata-qeveri për pagat e magjistratëve, ndërsa 17 shtatori nuk është larg, kur do të miratohet ligji, që e mundëson diçka të tillë. Kryeministri Edi Rama reagoi pasi Gjykata Administrative vendosi për zhbllokimin e pagave për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit, duke i kujtuar se njësoj duhet të veprojë dhe për çështjet që qëndrojnë në sirtarët e saj. Analisti Frrok Çupi ka komentuar për ‘Orën e Fundit’ në ABC News përplasjet e fundit mes pushteteve dhe debatet për pagat e gjyqësorit. Çupi tha se, ndërsa kryeministri Edi Rama shprehet se pushtetet duhet të jenë të pavarura, sipas tij gjyqësori po kërkon që gjithçka të varet prej tij. Analisti e cilësoi situatën si “goditjen e tretë brenda një stine”, duke e lidhur atë me një...