Drafti për Kodin e Procedurës Penale vendos regjimin e ‘censurës paraprake’ në media
Drafti për Kodin e Procedurës Penale vendos regjimin e ‘censurës paraprake’ në media Projektligji i propozuar nga qeveria për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale kufizon në mënyrë drastike raportimin mediatik mbi dosjet hetimore, duke rrezikuar sipas ekspertëve vendosjen e një regjimi censure paraprake në shkelje të Kushtetutës, duke goditur gazetarinë e pavarur dhe të drejtën e publikut për t’u informuar. Pas çdo hetimi të bujshëm të Prokurorisë së Posaçme me protagonistë zyrtarët e lartë të qeverisë së tij, kryeministri Edi Rama ka gjetur gjithmonë një shteg për të akuzuar median. Në shkurt të këtij viti, Rama doli në mbrojtje të ish-drejtoreshës nën akuzë të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, duke e konsideruar raportimin mediatik për çështjen e saj penale si “masakër...
Burimi:
sot.com.al