Doué: Nuk ishte duel mes meje dhe Yamal, por PSG-ja fitoi kundër Barcelonës

Doué: Nuk ishte duel mes meje dhe Yamal, por PSG-ja fitoi kundër Barcelonës

21 Tetor 2026 10:47 Alfred Lleshi Sulmuesi anësor francez vlerëson talentin spanjoll: “Lamine është një lojtar i madh. Nuk mendoj se ia kam marrë vëmendjen”. Desiré Doué, një nga protagonistët e fitores 4-2 të PSG-së ndaj Barcelonës, kërkoi qetësi pas ndeshjes: “Nuk po u dërgojmë mesazhe të tjerëve, thjesht vazhdojmë të punojmë dhe të fitojmë. Ky është mentaliteti dhe filozofia jonë. Do të kemi edhe momente të vështira, kur nuk do të fitojmë, duhet ta pranojmë, por arritëm të fitonim dhe kjo është fantastike”. Për angazhimin në mbrojtje: “Përpiqem gjithmonë t’i ndihmoj shokët e skuadrës. Jam mësuar të mbroj, siç e keni parë gjatë dy viteve të fundit. Të gjithë u angazhuam dhe kjo na ndihmoi të fitonim. Nuk e di nëse jam në formën...