“Dosjet duan përgjigje”/ Qytetetarët, mesazhe të forta me pankarta: Mjaft me skandale e vjedhje pa mbarim!
Qytetarët kanë përcjellë sërish sot, në ditën e 105-të të protestës, mesazhe të forta përmes pankartave kundër qeverisë së Ramës. Në një pankartë shkruhet “Dosjet duan përgjigje”, një thirrje drejtuar drejtësisë për të vepruar dhe hetuar skandalet e qeverisë. “Finalizimi i aferës më të guximshme në vend, tregon se ky sistem po na vjedh në çdo kënd. Nga zyrat e OSHIS u mbyll ky pazar i zi, Allajbeu me 50 milionë, pacientët në varfëri”, thuhet në një tjetër pankartë.
Burimi:
gijotina.com