No Image Available

Dosja Vlora Hyseni rikthehet në Këshillin e Sigurisë/ SHISH nis auditimin e thelluar

Çështja e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, pritet të rikthehet në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pasi Shërbimi Informativ i Shtetit të përfundojë auditimin e thelluar për pasojat e mundshme në funksionimin e institucionit. Kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë, Bledi Çuçi, deklaroi se Këshilli i Sigurisë Kombëtare u mblodh të hënën me kërkesë të Presidentit, ku SHISH paraqiti një informacion paraprak mbi situatën. Sipas Çuçit, në mbledhje u kërkua kryerja sa më shpejt e një auditimi të plotë për të verifikuar nëse zhvillimet e fundit kanë sjellë pasoja në veprimtarinë e institucionit. Çuçi bëri të ditur se, pas përfundimit të auditimit, Këshilli i Sigurisë Kombëtare pritet të mblidhet sërish për të diskutuar më gjerësisht çështjen dhe informacionin e mbledhur nga SHISH. Kreu i Komisionit të...