Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

Gjykata e Posaçme është tërhequr në dhomën e këshillimit për të marrë vendimin lidhur me të bashkëpandehurit e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të cilët po gjykohen veçmas në një proces me gjykim të shkurtuar. Mes tyre është edhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka. Sipas njoftimit, vendimi për çështjen do të shpallet më 25 nëntor, në orën 15:30. SPAK ka dhënë pretencën për të pandehurit në fraksionin e ndarë të dosjes “Veliaj”, duke kërkuar dënime me burg, gjoba dhe pezullim të ekzekutimit të dënimit për disa prej tyre. Për biznesmenin Elman Abule, prokuroria ka kërkuar 7 vite burg, që me aplikimin e gjykimit të shkurtuar reduktohen në 4 vite e 8 muaj burg. Për Adela Kondakçiun, SPAK ka kërkuar 7 vite burg, të reduktuara...