Dosja ‘Ura’/ Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, pronari i televizionit ‘Vlora Cable’! Policia: Blinte drogë me transferta digjitale

Dosja ‘Ura’/ Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, pronari i televizionit ‘Vlora Cable’! Policia: Blinte drogë me transferta digjitale

Nexhmedin Danaj TIRANË- Një 57-vjeçar është arrestuar provizorisht në Dubai, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”. Bëhet fjalë për Nexhmedin Danaj, emri i të cilit doli në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Ura”, të zhvilluar nga SPAK dhe autoritetet italiane. Danaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në prill të vitit 2026, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Sipas njoftimit të Policisë, nga hetimet rezulton se 57-vjeçari, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, ka bashkëfinancuar, mundësuar dhe koordinuar trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Gjithashtu, ai akuzohet se ka përdorur metoda të sofistikuara financiare, përfshirë transferta digjitale,...