Dosja “Revanshi”, GJKKO shpall vendimin për 7 nga të pandehurit! Nga Durim Bami dhe Aldo Avdylaj, te Altin Morina
GJKKO shpall vendimin për një nga fraksionet e dosjes së bujshme të SPAK, e koduar “Revanshi”. Janë shpallur fajtorë e dënuar 7 nga të pandehurit Durim Bami, Altin Morina, Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Edison Jozvik, Heneringert Mitri dhe Oltion Zefi. Kujtojmë se prokuroria e Posaçme Antikorrupsion kishte kërkuar për këtë grup kriminal, mbi 98 vite burg. Në kuadër të dosjes Revanshi, u zbardhën 12 ngjarje kriminale që ndodhën, u përgatitën apo që dështuan gjatë vitit 2020 nga 7 grupe kriminale me veprimtari në qytete si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli.
Burimi:
javanews.al