Dosja “Partizani”/ Kushtetuesja merr vendimin, pranon pjesërisht kërkesën e Berishës! E rikthen çështjen e masës së sigurisë në Gjykatën e Lartë

Dosja “Partizani”/ Kushtetuesja merr vendimin, pranon pjesërisht kërkesën e Berishës! E rikthen çështjen e masës së sigurisë në Gjykatën e Lartë

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke shfuqizuar vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe duke e kthyer çështjen për rishqyrtim në këtë gjykatë, në lidhje me masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” të vendosur nga GJKKO për dosjen “Partizani”. Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, vendimi është marrë me shumicë votash, pas shqyrtimit të kërkesës së Berishës për shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe Gjykatës së Lartë, të cilat ai i kishte kundërshtuar si të papajtueshme me Kushtetutën. Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese ka vendosur shfuqizimin e vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, të datës 22 prill 2025, si të papajtueshëm me Kushtetutën, si dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim...