Dosja “Partizani”/ Berisha kërkon heqjen e masës “detyrim paraqitjeje” të GJKKO-së, Kushtetuesja e shqyrton sot! Ja ora kur mbahet seanca

Dosja “Partizani”/ Berisha kërkon heqjen e masës “detyrim paraqitjeje” të GJKKO-së, Kushtetuesja e shqyrton sot! Ja ora kur mbahet seanca

Sot në Gjykatën Kushtetuese shqyrtohet mbi bazë dokumentesh kërkesa e Sali Berishës i cili kërkon heqje të masës “detyrim paraqitjeje” (8 tetor). Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, në orën 11:00 do të shqyrtohet kërkesa për të shpallur si jo kushtetuese vendimin e apelit të 3 janarit 2025 ku u zëvendësua masa nga “Arresti shtëpiak” në “Detyrim Paraqitje”. “Shfuqizim si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 1 (87-2025-1), datë 03.01.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të vendimit nr. 00-2025-658, datë 22.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”, thuhet në njoftim. Berisha akuzohet për dosjen e kompleksit “Partizani”, duke tjetërsuar tokat e klubit sportiv me vendim të paligjshëm qeverie në favor të dhëndrit...