Dosja “Partizani”/ Avokati Beqiri zbardh skemën: Ja si Berisha vuri në lëvizje gjithë institucionet për të vjedhur këtë pasuri! U falsifikua dhe sajua

Dosja “Partizani”/ Avokati Beqiri zbardh skemën: Ja si Berisha vuri në lëvizje gjithë institucionet për të vjedhur këtë pasuri! U falsifikua dhe sajua

Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, ka komentuar hetimet e Prokurorisë së Posaçme për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Gjatë intervistës, Beqiri ka folur për atë që e cilësoi si një skemë të organizuar për tjetërsimin e pronës shtetërore, duke akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se kishte vënë në lëvizje të gjithë zinxhirin institucional për ta kthyer procesin në një fakt të kryer. Sipas avokatit, bëhet fjalë për 31 mijë metra katrorë truall, të cilat, sipas tij, i janë marrë shtetit shqiptar përmes dokumenteve të falsifikuara dhe më pas i janë kthyer dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi, si dhe personave të tjerë të paraqitur si bashkëpronarë. Beqiri pretendoi se prona kishte qenë shtetërore, pasi ish-pronarët e saj...