DOSJA E SPAK PER BOSET E PEQINIT: MILIONA EURO NE DYSHEME, NUK I NUMERONTE DOT AS MAKINERIA
Në dosjen e SPAK-ut, të dorëzuar për gjykim në GJKKO për organizatën kriminale të drejtuar nga Ervis Çela dhe Franc Çopja, dalin në pah milionat e eurove që groposeshin në Shqipëri. Fotot e shkëmbyera në aplikacionet e enkriptuara Sky ECC, EncroChat dhe Exclu tregojnë paletat me euro që vinin nga aktiviteti kriminal i trafikut ndërkombëtar të kokainës. Trafikantët shprehin shqetësimin se po u prishen makineritë e numërimit të parave për shkak të sasisë së madhe të eurove. Në biseda zbulohen edhe lingotat e arit, ku janë investuar milionat e eurove të përfituara nga “lumi i kokainës”, si dhe diskutime për groposjen e parave pranë rrënjëve të ullinjve. SPAK thotë se kjo organizatë ka trafikuar rreth 60 tonë kokainë nga vendet e Amerikës Latine drejt Evropës,...
Burimi:
ntv.al