Dosja e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj dhe 4 të tjerë i kërkojnë Gjykatës së Lartë heqjen e sekuestrove mbi pasuritë e tyre
Pesë persona dhe pesë shoqëri tregtare, të përfshirë sipas SPAK në skemën e dyshuar të tenderave në AKSHI, i janë drejtuar Gjykatës së Lartë me kërkesën për heqjen e sekuestrove mbi pasuritë e tyre. Bëhet fjalë për pasuri që SPAK kërkon të mbahen të ngrira deri në përfundim të procesit penal, me dyshimin se burimi i tyre lidhet me të ardhura të pajustifikuara dhe veprimtari kriminale. Mes personave që kërkojnë zhbllokimin e pasurive është ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Në emër të saj janë sekuestruar një apartament, llogari bankare, tokë dhe dy automjete. Të njëjtën kërkesë ka bërë edhe biznesmeni Ermal Beqiri, në emër të të cilit janë sekuestruar automjete, llogari bankare, truall, tokë, një ndërtesë dhe një jaht. Në kërkesë përfshihen edhe dy kompanitë...
Burimi:
syri.net