Dosja Agasi/ Ish-drejtori i Operacionales Vilson Bala në SPAK: Kisha një parandjenjë që do isha këtu
Vilson Bala TIRANË-Vilson Bala, ish-shef i Operacionales, aktualisht drejtor i Policisë Vendore Korçë është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK, lidhur me hetimet për biznesmenin e arrestuar Ergys Agasin. Bala ka qëndruar në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme rreth 40 minuta, ndërsa në dalje shmangu pyetjet e gazetarëve. Duke mos dhënë detaje rreth arsyes pse u paraqit në SPAK dhe rreth pyetjeve që i janë bërë në Prokurori, Bala u shpreh me ironi se “nuk e di pse kisha një parandjenjë që do isha këtu”. Bala dyshohet të ketë qenë lidhje e Ergys Agasit dhe për këtë arsye do të japë shpjegime në cilësinë e personit në dijeni. Më herët Vilson Bala ka ushtruar detyrën e drejtuesit të Policisë së Durrësit dhe do të pyetet edhe për kohën...
Burimi:
zeri.ai