Dosja Agasi/ Ish-drejtori i Operacionales Vilson Bala, merret ne pyetje nga SPAK
Vilson Bala TIRANË-Vilson Bala, ish-shef i Operacionales, aktualisht drejtor i Policisë Vendore Korçë është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK, ku mësohet se do të pyetet lidhur me hetimet për biznesmenin e arrestuar Ergys Agasin. Bala dyshohet të ketë qenë lidhje e Ergys Agasit dhe për këtë arsye do të japë shpjegime në cilësinë e personit në dijeni. Më herët Vilson Bala ka ushtruar detyrën e drejtuesit të Policisë së Durrësit dhe do të pyetet edhe për kohën e qëndrimit në krye të bluve në qytetin bregdetar. Agasi është aluduar, si biznesmeni me lidhje të forta në Policinë e Shtetit, ku u arrestua së bashku me ish-zyrtarin Uljan Shpataraku. Agasi, i dyshuar si kreu i një grupi kriminal që vepronte brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, doli...
Burimi:
zeri.ai