“Dosja 23”/ Nëntë persona arrestohen në Zubin Potok për krime lufte
Nëntë persona janë arrestuar në Zubin Potok, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Operacioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit nga Policia e Kosovës me emrin e koduar “Dosja 23”. Sipas policisë, operacioni lidhet me rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve”. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera lidhur me identitetin e personave të arrestuar apo veprimet konkrete për të cilat ata dyshohen. “Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar nëntë (9) persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Krime lufte kundër popullsisë civile’”, thuhet në njoftim. Hetimet për rastin vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Burimi:
javanews.al