Dorian Puka refuzon mediat britanike: Nuk kam nevojë për paratë tuaja të pista

Dorian Puka refuzon mediat britanike: Nuk kam nevojë për paratë tuaja të pista

Dorian Puka, shqiptari nga Laçi që prej vitesh është në qendër të vëmendjes së mediave britanike, ka publikuar disa komunikime me gazetarë dhe producentë të GB News, Daily Mail dhe The Telegraph, duke pretenduar se i kanë ofruar para për të marrë pjesë në intervista televizive. Puka akuzon mediat britanike për hipokrizi, pasi sipas tij, nga njëra anë e portretizojnë si një kriminel që sfidon autoritetet britanike, ndërsa nga ana tjetër e kontaktojnë privatisht për ta bërë pjesë të emisioneve të tyre. Sipas Top Channel, në mesazhet e publikuara, ai refuzon ofertat dhe i cilëson këto media si të pavërteta, duke i akuzuar se përdorin historinë e tij për të nxitur retorikën kundër emigrantëve dhe për të siguruar sa më shumë shikime. “E kaluara ime...