Dorëhiqet Vuçiç: Nder i madh të isha president, do t’i kujtoni këto vite…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç pritet të zyrtarizojë dorëheqjen mbrëmjen e sotme në një lëvizje të mirëmenduar që synon t’i mundësojë kalimin në postin e kryeministrit. Në një postim mëngjesin e së dielës, Vuçiç tha se kishte qenë nderi më i madh të ishte President i Serbisë. “U përpoqa të bëja më të mirën çdo ditë, të justifikoja besimin që më ishte dhënë dhe t’i shërbeja vendit tim me besnikëri dhe ndershmëri. Rroftë Serbia”, shkroi Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram. Kur u pyet për çfarë do të donte të mbahej mend në Presidencën e Serbisë, Vuçiç u përgjigj se do të donte të mbahej mend për përkushtimin dhe zellin e tij. “Do t’i kujtoni këto vite dhe këto ditë si kohën e progresit më...
Burimi:
javanews.al