“Dorëheqje ose kalbesh në burg”/ Rama: S’janë të vërteta bisedat mes Gogut dhe Veliajt

“Dorëheqje ose kalbesh në burg”/ Rama: S’janë të vërteta bisedat mes Gogut dhe Veliajt

Kryeministri Edi Rama ka mohuar pretendimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për bisedat që ky i fundit thotë se ka zhvilluar me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në ambientet e burgut të Fierit. Edhe pse nuk ka reaguar publikisht për këtë çështje, Rama mësohet të ketë folur gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Sipas burimeve të gazetarit Ergys Gjençaj, kryeministri i ka cilësuar si të pavërteta bisedat e pretenduara mes Veliajt dhe Gogut. “Nuk janë të vërteta bisedat e Veliajt me Gogun”, mësohet të jetë shprehur Rama përpara socialistëve. Nga ana tjetër, Veliaj pretendon se gjatë këtyre komunikimeve është kërcënuar në emër të kryeministrit, duke iu kërkuar dorëheqja, në të kundërt do të përballej me një dënim prej...