Donald Trump kundërshton vendosjen e minave në Ngushticën e Hormuzit
Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Teheranin se po përpiqet të rrisë çmimet ndërkombëtare të naftës përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara. Në një postim në platformën Truth Social, Trump pretendoi se Irani po “bën gjithçka që mundet” për të rritur çmimet e naftës, ndërsa kundërshtoi raportimet lidhur me sulmet ndaj anijeve dhe vendosjen e minave në Ngushticën e Hormuzit. Presidenti amerikan deklaroi gjithashtu se aktualisht në këtë rrugë strategjike detare po transportohet më shumë naftë sesa përpara fillimit të konfliktit. Deklaratat e Trump vijnë në një kohë tensionesh të larta në Gjirin Persik. Garda Revolucionare iraniane njoftoi se shtatë anije tregtare ishin goditur në Gjirin Persik dhe në Ngushticën e Hormuzit. Shtetet e Bashkuara hodhën poshtë pretendimet e Teheranit, ndërsa...
Burimi:
syri.net