Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë
Në Durrës, familja Shala kërkon drejtësi për 28-vjeçarin Andi Shala, i cili humbi jetën më 12 maj 2026, pasi motori me të cilin udhëtonte u përplas me një automjet. Nëna e tij, Valbona Shala, mes dhimbjes, kërkon zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Familja ngre pikëpyetje edhe për masën e sigurisë ndaj drejtuesit 19-vjeçar të automjetit, i cili fillimisht u arrestua, por më pas kaloi në arrest shtëpie. Ekspertiza e parë ka përcaktuar se motori drejtohej pa ndriçim dhe dokumentacion, ndërsa automjeti dyshohet se lëvizte me 77 km/h, kundrejt rreth 40 km/h të motorit. Por Prokuroria ka kërkuar riekspertim, si dhe informacion nga ARRSH për kufizimin e shpejtësisë dhe sinjalistikën në segmentin rrugor. Një tjetër pikë shqetësuese është dokumentimi i vendngjarjes. Qytetarja: Folëm me OPGJ-në...
Burimi:
javanews.al