‘Dolët kundër, tani thoni se do të votoni pro’/ Bardhi – socialistëve: Jeni thjesht 84 diella që ju kurdis Rama

‘Dolët kundër, tani thoni se do të votoni pro’/ Bardhi – socialistëve: Jeni thjesht 84 diella që ju kurdis Rama

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi u shpreh nga foltorja e Kuvendit se deputetët socialistë të cilët ishin kritikë, kanë ndryshuar qëndrim lidhur me hartën e re territoriale, duke u shprehur se do ta votojnë pro. Bardhi ka akuzuar socialistët se po veprojnë sipas vullnetit të kryeministrit Edi Rama dhe jo në bazë të bindjeve të tyre. “Sot dolën dhe thanë: ‘Ne jemi kundër, por do të votojmë pro’”, deklaroi Bardhi, duke ironizuar deputetët e mazhorancës për qëndrimin e tyre ndaj reformës. “Jeni thjesht 84 diella që ju kurdis Rama dhe ngrini kartonin sipas interesit të tij”, u shpreh ai. Kuvendi pritet të votojë për hartën e re territoriale, ndërsa ndryshimi i qëndrimit nga pjesa dërrmuese e deputetëve socialistë ka nxitur debat mbi...