DOKUMENTI-4 ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg, publikohet aktgjykimi i plotë Gjykatës Speciale në Hagë
ish-krerët e UÇK-së HAGË-Pas seancës gjyqësore, ku u shpall vendimi 81 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, është publikuar aktgjykimi i plotë Gjykatës Speciale në Hagë. Sipas vendimit, të katër të akuzuarit janë shpallur penalisht përgjegjës për krime lufte që lidhen me ndalimin arbitrar të 385 personave, trajtimin mizor të 49 personave, torturën ndaj 303 personave dhe vrasjen e paligjshme të 96 personave. Trupi Gjykues ka vendosur që Hashim Thaçi të dënohet me 25 vite burgim, Kadri Veseli me 18 vite, Rexhep Selimi me 13 vite, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vite burgim. Në dënimet e shqiptuara është llogaritur edhe koha që katër ish-krerët e UÇK-së kanë kaluar në paraburgim. Për Hashim Thaçin, gjyqatari Charles Smith tha se ai ishte "anëtar kyç" në zbatimin e qëllimit të...
Burimi:
zeri.ai