Dokumentet sekrete tronditin Spanjën/ Autoritetet ishin paralajmëruar për eksodin masiv në Ceuta
Dokumente të deklasifikuara nga qeveria spanjolle tregojnë se autoritetet kishin marrë paralajmërime për një përpjekje të organizuar për kalim masiv të emigrantëve në Ceuta, një ditë përpara se të shpërthente kriza. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, shërbimet e inteligjencës kishin informuar autoritetet marokene dhe ato spanjolle për thirrjet që qarkullonin në rrjetet sociale, ku bëhej thirrje për kalim përmes detit dhe gardhit kufitar më 30 korrik. Mbi 40 dokumente të sigurisë tregojnë se autoritetet kishin identifikuar grupe në WhatsApp dhe Facebook që nxisnin emigrantët të përpiqeshin të hynin masivisht në enklavën spanjolle. Inteligjenca vlerësoi se mesazhet kishin arritur te rreth 180 mijë persona. Zbulimet kanë shkaktuar përplasje të forta politike, pasi opozita akuzon qeverinë e Pedro Sánchez se kishte informacion paraprak, ndërsa ekzekutivi këmbëngul se...
Burimi:
ntv.al