Dokumentet arkivore sjellin në Prishtinë jetën dhe veprën e Luigj Gurakuqit

Dokumentet arkivore sjellin në Prishtinë jetën dhe veprën e Luigj Gurakuqit

Në Prishtinë është hapur ekspozita “Luigj Gurakuqi në dokumentet e Arkivit Qendror Shtetëror”, një nismë që vë në pah jetën dhe veprën e një prej figurave të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ekspozita është organizuar nga Instituti i Historisë “Ali Hadri”, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, duke bashkuar dy institucionet arkivore në një përpjekje të përbashkët për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë historike shqiptare. Përmes dokumenteve të Arkivit Qendror Shtetëror, publiku ka mundësi të njihet më nga afër me angazhimin e Luigj Gurakuqit në zhvillimin e arsimit shqip, përhapjen e gjuhës shqipe dhe përpjekjet për çështjen kombëtare. Materialet arkivore dëshmojnë rëndësinë e veprimtarisë së tij në një periudhë vendimtare për historinë dhe formësimin...