Doku analizon 3 humbjet radhazi të City: Kalendari i ngjeshur nuk është justifikim, pushimi do të na bëjë mirë
Anësori i Manchester City, Jeremy Doku, nga grumbullimi i kombëtares së tij, foli për situatën jo të mirë që po kalojnë “qytetarët” në Premier League, që kanë pësuar tri humbje radhazi. Ai tha se kalendari i ngjeshur nuk duhet të kthehet në një problem: “Jemi mësuar të luajmë çdo dy ditë, kështu që ky nuk është justifikim. Nëse më pyesni pse luajtëm në atë mënyrë në pjesën e pare ndaj Nottingham, sinqerisht nuk e di”. “E gjetëm veten në disavantazh shumë herët dhe kjo ndryshon të gjithë dinamikën e ndeshjes. Reaguam shumë vonë. Nëse do ta kishim nisur ndeshjen ndryshe, ashtu siç luajtëm në pjesën e dytë, gjërat do të kishin qenë ndryshe“, tha Doku. Lidhur me ndërprerjen e ardhshme për ndeshjet e kombëtareve, ai...
Burimi:
telesport.al