Dogjën makinën e drejtoreshës së shkollës në Vlorë, në pranga autori dhe porositësi (Emrat)
Dy persona janë arrestuar nga policia në Vlorë, për djegien e një automjeti. Ngjarja u regjistrua një muaj më parë në lagjen “1 Maji” të Vlorës rreth orës 01:20. Fillimisht djegia u raportua si aksidentale për shkak të një defekti teknik në motorin e automjetit, por hetimet nxorën në dritë se makina ishte djegur qëllimisht. Sipas bluve Roland Kadriaj, 33 vjeç ka porositur Taulant Kalaj, 36 vjeç që të djegë makinën e 50-vjeçares Silvana Nikaj, drejtoreshë shkolle. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore të kryra në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 22.09.2026, rreth orës 01:20, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ku u dogj automjeti në pronësi të shtetases S. N., organizuan dhe finalizuan...
Burimi:
gijotina.com