Dogana Durrës bllokon 80 litra lëndë të dyshuar insekticide

Dogana Durrës bllokon 80 litra lëndë të dyshuar insekticide

80 litra lëndë të dyshuar insekticide janë bllokuar sepse janë gjetur pa dokumentacion shoqërues gjatë kontrollit të ushtruar sot në Portin e Durrësit, në vijën e dytë të kontrollit për mjetet e rënda. Autoritetet doganore kanë konstatuar një sasi mallrash të padeklaruara. Dogana e Durrësit bën të ditur se gjatë kontrollit të ushtruar sot në Portin e Durrësit, në vijën e dytë të kontrollit për mjetet e rënda, është konstatuar një sasi mallrash të padeklaruara. Sipas njoftimit, në një furgon që kishte mbërritur me tragetin e linjës Bari-Durrës, u gjetën 80 bidona plastikë, secili me kapacitet 1 litër, të mbushur me lëndë të dyshuar insekticide, pa dokumentacionin përkatës shoqërues. Mjeti së bashku me mallrat e bllokuara janë kaluar pranë organeve kompetente për vijimin e procedurave...