“DO TË VRAS”/ Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, Policia nis hetimet
Gazetari Osman Stafa ka kallëzuar në Polici se është kërcënuar me vdekje përmes një mesazhi të dërguar në llogarinë e tij në Facebook. Në mesazh, autori shkruan: “mbaje mend do të vras” dhe “këtë ta garantoj”. Sipas dëshmisë së gazetarit, kërcënimi dyshohet se lidhet me një material filmik të realizuar dhe publikuar prej tij gjatë protestës së 8 shtatorit pranë Parlamentit. Në pamjet e publikuara, Stafa kishte dokumentuar veprimet e disa personave civilë gjatë ndalimit dhe arrestimit të një protestuesi. Policia e Shtetit bën me dije se mesazhi dyshohet të jetë dërguar nga një llogari e falsifikuar. Për rastin janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Hetimet po zhvillohen për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”, “Përndjekja”...
Burimi:
ntv.al