“Do të ulesha e para përballë Ramës”/ Rudina Hajdari thirrje studentëve për dialog

“Do të ulesha e para përballë Ramës”/ Rudina Hajdari thirrje studentëve për dialog

Rudina Hajdari ka reaguar lidhur me protestat e të rinjve, duke u bërë thirrje protestuesve të pranojnë ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog, me kusht që bisedimet të zhvillohen në mënyrë transparente dhe jo pas dyerve të mbyllura. Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka publikuar një fotografi të babait të saj, Azem Hajdarit, me të rinj të tjerë gjatë një takimi me Ramiz Alinë në dhjetor të vitit 1990, në periudhën e lëvizjeve studentore që shënuan fundin e regjimit komunist. Hajdari u shpreh se, nëse do të ishte në vendin e protestuesve, do ta pranonte e para ftesën për t’u ulur në tryezën e dialogut, por kërkoi që procesi të ishte i hapur dhe i mbikëqyrshëm nga publiku. “Uluni në dialog, por...