“Do të shkoj në parajsë”/ Trump për jetën pas vdekjes: Jam njeri fetar

“Do të shkoj në parajsë”/ Trump për jetën pas vdekjes: Jam njeri fetar

Presidenti amerikan Donald Trump ka tërhequr vëmendjen me deklaratat e bëra gjatë një interviste për emisionin “60 Minutes” të CBS News, ku foli për besimin fetar, vdekjen dhe mundësinë që pas jetës të shkojë në parajsë. Gjatë bisedës me gazetarin Ross Douthat, Trump u pyet se çfarë mendon se ndodh pas vdekjes dhe ku beson se do të përfundojë. “Unë jam një njeri fetar, kështu që teorikisht shkoj në parajsë”, u përgjigj presidenti amerikan. I pyetur nëse beson se do të përfundojë vërtet atje, ai shtoi: “Shpresoj kështu. Nuk dua të shkoj në ferr”. Biseda mori një tjetër drejtim kur gazetari e pyeti nëse Trump do të ishte i gatshëm të falte kundërshtarët e tij politikë, mes tyre James Comey dhe Nancy Pelosi, nëse falja...