“Do të ishte kulmi i karrierës time”, Hilaj flet për FIFA-n: Shqipëria në Botëror është ëndrra e madhe

“Do të ishte kulmi i karrierës time”, Hilaj flet për FIFA-n: Shqipëria në Botëror është ëndrra e madhe

Alma Hilaj është një nga emrat që pritet të ketë një rol të rëndësishëm te Shqipëria e femrave në përballjen e madhe ndaj Uellsit në “play-off”-in kualifikues për Kupën e Botës 2027. E lindur në Shkodër në vitin 2000, Hilaj do të ketë një sfidë të veçantë në qytetin e saj të lindjes, pasi më 9 tetor Shqipëria do të presë Uellsin në stadiumin “Loro Boriçi”. Përballja është e vlefshme për gjysmëfinalen e “play-off”-it evropian dhe për kuqezinjtë përfaqëson një mundësi të madhe për të bërë një tjetër hap drejt ëndrrës së Botërorit. Hilaj është një lojtare që mund të përshtatet në disa pozicione. Me fanellën e Kombëtares shqiptare ajo aktivizohet kryesisht si qendërmbrojtëse, ndërsa te Genoa në Serie B Femminile luan në mesfushë, përpara...