“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën online “Fol me Kryeministrin”, e cila synon të shërbejë si një dritare komunikimi dhe dialogu me studentët, në një kohë kur protestat e tyre vijojnë të shoqërohen me tensione dhe përplasje. Përmes faqes folmekm.al, kreu i qeverisë fton studentët dhe të gjithë të interesuarit të komunikojnë drejtpërdrejt, të ndajnë shqetësimet, mendimet dhe opinionet e tyre. Gjatë prezantimit të platformës, Rama e cilësoi atë si një urë komunikimi të hapur 24 orë, ndërsa bëri të ditur se do të ketë një skuadër të dedikuar për të garantuar qarkullimin e informacionit dhe shkëmbimin e mendimeve. “Fol me Kryeministrin, faqja hyrëse. Faqja është gati. Cilido që është i dëshiruar për të komunikuar, për të hyrë në një dialog në kushtet kur vijmë...
Burimi:
javanews.al