DO PERDORIM ARME BERTHAMORE/ MOSKA KERCENON NATON: MOS E PREKNI KALININGRADIN
Rusia përplaset sërish me NATO-n dhe këtë herë në qendër të konfliktit diplomatik është Kaliningradi. Moska akuzon Aleancën për përshkallëzim të aktivitetit ushtarak pranë kufijve rusë dhe paralajmëron se çdo përpjekje për izolimin e enklavës ruse mund të çojë në përballje të drejtpërdrejtë ushtarake. Përmes ambasadës së saj në Belgjikë, Rusia i ka dërguar NATO-s një dokument informal, në të cilin kundërshton atë që e cilëson si një kurs “aventurier dhe të papërgjegjshëm” të Aleancës në lidhje me Kaliningradin. Moska pretendon se stërvitjet e NATO-s në rajon përfshijnë skenarë që simulojnë izolimin e Kaliningradit dhe se aktivitete të tilla rrisin ndjeshëm rrezikun e një përplasjeje të drejtpërdrejtë të armatosur. Por deklarata ruse shkon edhe më tej. Moska thotë se, në rast të një përpjekjeje për...
Burimi:
ntv.al