“Do martoheshin”/ 34-vjeçarja përgënjeshtron Zegjine Çaushin dhe sqaron foton e publikuar
34-vjeçarja, Merita Gremaj ka hedhur poshtë deklaratën e deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, se ajo dhe daja i saj, Bledar Bakaj, do të martoheshin. Duke folur në “Shqipëreia Live”, Merita Gremaj ka mohuar se ka pasur plane për tu martuar me Bledar Bakajn, duke deklaruar se kurrën e kurrës nuk do të martohej me të. Ajo sqaroi se fotografia e publikuar nga deputetja ishte bërë në Fier, gjatë një daljeje për të blerë rroba dhe sipas saj fotografia ishte përdorur në një situatë ku Bakaj e kërcënonte. Gremaj tha se kishte përjetuar dhunë dhe kërcënime të vazhdueshme dhe se nuk e kishte denoncuar më herët nga frika. Sipas saj, Bakaj e kishte kërcënuar se do t’i hiqte një këmbë dhe një krah nëse fliste. Ajo tregoi...
Burimi:
gijotina.com