Do jetë 10,2 miliardë euro! Ja si ndahet “torta” e buxhetit më të madh në historinë e Shqipërisë, Shëndetësia ‘pjesën e luanit’

Do jetë 10,2 miliardë euro! Ja si ndahet “torta” e buxhetit më të madh në historinë e Shqipërisë, Shëndetësia ‘pjesën e luanit’

Rreth 10.2 miliardë euro do të jetë buxheti për vitin 2027, i cili mbështetet mbi pritshmëritë për vijim të rritjes ekonomike e udhëhequr nga sektori i shërbimeve dhe ndërtimi. Në raport me vitin aktual është në rritje të konsiderueshme, pasi këtë vit buxheti llogaritet në 9.6 miliardë euro. Janë afro 279.7 miliardë lekë që do të shkojnë për mbrojtjen sociale, për të mbështetur, shtresat në nevojë, pensionistët, gratë papuna me tre fëmijë apo edhe për strehimin social. Sipas institucioneve, Ministria e Shëndetësisë do të mbaj fronin për buxhetin më të madh me 89.3 miliardë lekë, ku do të vijojë mbështetja për barnat onkologjike. Më pas me rritjen më të madhe është Ministria e Mbrojtjes me fond në total 76.5 miliardë lekë. Në 2027, shpenzimet e...