Djegia e pallatit në Elbasan/ Ministri Demo i shmanget gazetares së Syrit-t: S’kemi ardhur për emisionin e darkës
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo është përpjekur të shmangë përgjegjësinë e tij, lidhur me djegien e pallatit në Elbasan, teksa zjarrëfikësit kishin pamundësi në mjete logjistike për të shuar zjarrin. Gjatë inspektimit të pallatit këtë të martë, ministri Demo është pyetur mbi këtë çështje nga ana e gazetares së Syrit, duke iu shmangur përgjigjes dhe duke fajësuar për këtë gazetarët që bëjnë pyetje për emisionet e darkës. ‘S’kemi ardhur të bëjmë emisionin e darkës, ishte një emergjencë civile, unë e kuptoj që jeni gazetare por ka dhe elementë teknikë sesi zjarrfikësit operojnë, Unë jam për të takuar banorët dhe jo gazetarët’, u shpreh ministri i Brendshëm, Ervin Demo.
Burimi:
syri.net